Kansas City kampion i Superbowl, spektakël në finalen e vitit, vëmendjen e rrëmben edhe Taylor Swift

7 months ago 27

Finalja më e rëndësishme dhe e më e ndjekur e sporteve në SHBA, finalja e Superbowl, shkoi për Kansans City, ekip që fitoi për herë të katër në histori titullin.

Sukses mjaft i bukur  në finale e luajtur në Las Vegas  ndonëse për të mposhtur San Fransiskon 25 me 22 u deshën shtesat. 72 mijë njerëz të pranishëm në stadium dhe qindra milionë të tjerë të mbërthyer pas ekranit në SHBA , Amerikën e Veriut dhe mbarë botën, ndoqën emocionet e një finaleje ku jo pak vëmendje mori prania e superstares amerikane të këngës Teylor Swift e cila mbështeti nga afër partnerin e saj, yllin e Kansas City,Trevis Kellsi.

Ky i fundit bashkë me shokun tjeter të skuadrës Patrik Mahoms ishin protagonistët e mëdhenj të suksesit për ekipin nga Mizuri. Pjese e parë e ekuilibruar e ndeshjes finale, me protagonist në fund Jack Moody fi, për ti dhënë kështu kalifornianëve suksesin e përkohshëm 10 me 3. Në pushim të pjesëve spektakli i zakonshëm i Superbowl…interpretimi live i yllit të muzikës botërore Asher, të cilit iu bashkua në duet në mënyrë surprizë edhe Alishia Keis.

Pjesa e dytë e finales ishte shumë më e mirë për Kansas City që falë dyshes Kellsi dhe Mahomes, dhe Tac Daunit të Scatling, përmbysi shifrat në 16 me 10. Shumë emocione në fazën finale të ndeshjes dhe në fund një barazim 19 me 19 që e çoi finale në shtese. Kohë në të cilën San Fransisko mbajti më shumë kontrollin  topit, por bënë gabime në shërbime dhe nuk çanë dot mbrojtjen kundërshtare. Paraqitja mbresëlënëse e Mahoms bëri diferencën për Kansans City, skuadër e cila përmes një Tac Dauni final krijoj avantazhin 25 me 22 që vendosi edhe kampionen e re të futbollit amerikan, një sport kaq popullor SHBA, sikurse NBA apo bejsbolli. /vizionplus.tv

Read Entire Article