Rikthimi i tryezës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore përveç rrëmujës dhe sherrnajës nuk prodhoi asgjë tjetër. Në një konferencë për mediet, Lulzim Basha komentoi kaosin e krijuar dhe tha se ka një komplot për të zhvendosur vëmendjen nga thelbi i Reformës Zgjedhore.
Basha: Teatri i Reformës Zgjedhore ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Debati është zhvendosur përdhunshëm në lloj-lloj temash të tjera, por jo në thelbin e interesit të shqiptarëve. Arsyeja është e thjeshtë, ka një komplot duke nisur nga Edi Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret, që mos ta keni listën e hapur, që kandidatët për deputetë të vazhdojnë t’i emrojnë kryetarët e partive, që të vazhdojnë mos jenë produkt i votës së lirë të qyttarëve. Në funksion të këtij komploti krijohet ajo që quhet lojë me tym dhe pasqyra, krijohen lloj-lloj debatesh për të hequr vëmendjen nga thelbi.
Basha tha se tani është koha për të marrë vendime për një sistem zgjedhor që të garantojë përfaqësim transapert të votës së qytetarëve dhe rregulla të barabarta.
Basha: Shfaqja e sotme është e mirë-koordinuar, ashtu si e ajo e dy ditëve më parë, e burrecëve që sulmuan zonjat për te hequr vëmendjen e qytetarëve shqiptarë nga këto çështje. Votimi elektronik dhe Shqipëria një zonë elektorale heqin 99% të pengesave për votën e Diasporës. Ky është një kurth dhe nuk do të arrijnë ta fusin kollaj PD-në./vizionplus.tv