Katër premiera në Teatrin Kombëtar, “Kujtim Spahivogli” mbështet artistët e rinj me fondin e krijimtarisë

2 months ago 37

Nga Tea Sadiku

Katër premiera si dhe një sërë rivëniesh e festivalesh janë pjesë e kalendarit të ngjeshur të këtij sezoni artistik të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Shfaqje për të gjitha grupmoshat, danc kontemporan, por një hapësirë do t’i kushtohet promovimit të shfaqjeve shqiptare në skenën ndërkombëtare do të keni mundësi t’i ndiqni përgjatë këtyre muajve.

 “Premiera e parë është Orba një tekst i një autori gjerman, me 26 shtator kemi një premier dance, në 11 tetor kemi premierën me titull “Koncerti”, më 27 tetor kemi premierën e shfaqjes “Hijet”, tha Drejtor i “Teatrit Eksperimental”, Gjergj Prevazi.

Edhe këtë sezon Teatri Eksperimental vijon t’i japë mbështetje të rinjve që duan të bëjnë përpara në fushën e teatrit përmes nismës së Fondit të Krijimtarisë për të Rinj. Për drejtuesin e këtij institucioni mbetet një sfidë integrimi i të rinjve përkrah emrave të afirmuar të skenës teatrore.

 “Vetë artistët e rinj e kanë një sfidë me vetën e tyre për të pasur qasje të ndryshme nga artistët, regjisorët, të gjithë njerëzit e teatrit që kanë vepruar para tyrë, se tek e fundi cdo gjeneratë sjell ide të reja në art”, shtoi Prevazi.

Teatri Eksperimental synon shtrirjen e shfaqjeve edhe më shumë në jashtë kufijve, duke zgjeruar pjesëmarrjen festivaleve ndërkombëtare.

 “Gjatë vitit të kaluar kemi qenë në 12 festivale ndërkombëtare, gjatë këtij viti synojmë ta rrisim numrin e pjesëmarrjeve. duke bashkëpunuar me stafe të cilat janë internaicnale krijojmë eksperienca të reja dhe jemi më afër asaj që ndodh në skenat europiane sot”, deklaroi Prevazi.

Risi e këtij sezoni artistik të Teatrit Eksperimental mbetet po ashtu bashkëpunimi mes regjisorëve të huaj dhe trupës shqiptare teatrore, ku sigurisht fokus është shkëmbimi i eksperiencave dhe dalja nga kornizat e teatrit tradicional. /vizionplus.tv

Read Entire Article