Katër shqiptarë aksidentohen në Itali gjatë punës, dërgohen me helikopter në spital

1 month ago 28
Reklamë

Katër të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë punës në Itali. Mediat fqinje raportojnë se katër të rinjtë shqiptarë kanë mbetur të plagosur pasi një mjet ndërtimi është përmbysur në via del Maneggio.

Të plagosurit janë një 27-vjeçar, dy 34-vjeçarë dhe një 30-vjeçar.

Aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8:50 në Serrone, në malin Scalambra, gjatë punimeve të prerjes së pyjeve.

Të plagosurit u transportuan menjëherë me helikopter në spitalin Tor Vergata në Romë.

Ndërkohë që karabinierët e pylltarisë Fiuggi kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article