“Ke denoncuar Noc Rrokun jo Olsi Ramën”, kryeminsitri i përgjigjet ashpër Bardhit: Nuk ike nga politika, shkove pas Berishës

2 months ago 43

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, parashtroi disa pyetje për kryeministrin e vendit Edi Rama. Në qendër të debatit ishin mbetjet e rrezikshme të cilat dyshohet se kanë dalë nga Porti i Durrësit dhe janë nisur drejt Tajlandës. Kjo e fundit nuk i pranoi mbetjet, të cilat janë nisur sërish drejt vendit tonë.

Pyetjet e Gazment Bardhit drejtuar Edi Ramës

Ku do t’i çosh mbetjet e rrezikshme?

Çfarë ke bërë deri sot për t’i kontrolluar?

Çfarë masash kanë marrë autoritetet për kompanitë që prodhojnë mbetje të rrezikshme dhe nuk i trajtojnë si duhet?

Pse të ka dështuar kontrolli i të gjitha institucioneve në eksportin e këtyre sasive të mbetjeve?

Çfarë masa ka marrë admnistrata shtetërore për të hetuar?

Prokuroria heton ka apo s’ka vepër penale, por ka apo nuk ka shkelje në përpunimin e këtyre mbetjeve, ku shkojnë, si shiten, si nxirren jashtë Shqipërisë këtë duhet të kishte hetuar qeveria jote.

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha sërish se opozita flet pa fakte. Ndër të tjera, Rama u ndal edhe te kallëzimi që Bardhi tha ka bërë ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama. Sipas kreut të qeverisë Bardhi nuk ka dorëzuar kallëzim, por vetëm një informacion.

Edi Rama: Mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli. Të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi midis nesh që flasim em fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin.

Këto mallra me këto emra nuk kategorizohen te mbetjet e rrezikshme. Unë ekspert nuk jam, dhe për këtë arsye lexoj dhe dëgjoj nga ekspertët. Kurse zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart.

I futet ekspertiza në gojë, e rrotullon nëpër gojë gjerë e gjatë dhe vjen ta pështyn këtu. Është zotëria që tha po erdhi Saliu me flamurin në godinë unë do iki nga politika.

Nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me flamurin me kokën lart. Është problem i madh dhe problemin më të madh e ka ai në kat të tetë. Nuk ngeli balerinë pa i shkuar te pallati dhe pa i thënë “më lër ta tund belin për ty”.

Një fjalë seriozee për krimin e organizuar. Je ai që u the shqiptarëve kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Kishte kallëzuar vetëm Noc Rrokun sepse kishte çuar vetëm një informacion. Mirë e bëre sepse do përfudnoje si Salianji që shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë./vizionplus.tv

Read Entire Article