Keni bërë plane për Shën Valentin? Hidhini një “sy” motit më parë

7 months ago 12
Reklamë

Për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë pritet përmirësimi i mëtejshëm i kushteve atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur apo mjegullinës.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi e cila arrijnë deri në 14-18m/sek. Deri i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 10°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta -1 deri 16°C                                                                                                                                                                 

në zonat bregdetare 3 deri 16°C

Read Entire Article