Restaurohen 13 ikona në Korçë, do të prezantohen për herë të parë në një ekspozitë

1 month ago 27

“13 ikona të shek 18-19 janë në proces restaurimi në muzeun e artit mesjetar në Korcë. Ikona që shfaqen për herë të parë për vizitorët vendas dhe të huaj.”

Prej disa ditesh restauratorët  në Muzeun e Artit Mesjetar te Korçës, kanë në proces konsolidimi dhe restaurimi shtatë ikona të shekullit 18-19 dhe i përkasin një prej kishave të njohura të juglindjes.

Restauratori i njohur Genti Proko, tregon se këto ikona pas procesit të restaurimit do te paraqiten edhe për vizitorët vendas dhe të huaj, në një ekspozitë të dedikuar.

“Kryesisht ikona të shek 19. Me origjinë nga kishat e fshatit Lubonjë të Korçës. Nga kishat e ndryshme që ka patur ky fshat dhe janë duke u restauruar dhe do të hapet ekspozitë me ikonat e kishave të fshtatit Lubonjë. Kjo është një ikonë e shek të 19. Paraqet Shën Mërinë të rrethuar nga profetët me Krishtin në prehër, ulur në fron. Janë dhe një grup tjetër ikonash që do të hyjnë në resturim pas këtyre”, tha Proko.

Proko tregon se gjatë procesit të restaurimit qëllimi është ruajtja e vlerave origjinale të ikonës.

“Për t’i trajtuar bëhen testime pastaj vendoset mënyra si do ndërhyet dhe si do ecë restaurimi i veprës.  Në ndërhyjmë deri aty sa nuk prekim vlerat origjinale të pikturës. Restaurimi që bëjmë ne është restaurim mbrojtës. Për të shpëtuar atë çfarë ka mbetur nga koha”, tha Proko.

Ne Muzeun e Artit Mesjetar ka më shumë se 8.000 objekte, 7.200 prej të cilave jane ikona. Ky Muze për shkak të vlerave që ka vetëm gjatë ketij viti është vizituar nga afro 30 mijë turistë të huaj./vizionplus.tv

Read Entire Article