Parandalohet krimi brenda familjes në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, qëlloi me kallashnikov dhe rrezikoi banorët

1 month ago 21

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëshorten e tij dhe vuri në rrezik edhe banorët e fshatit duke qëlluar me armën në ajër.

Në momentit që 48-vjeçari vuri re shërbimet e Policisë tentoi të largohej me automjet, por u bllokua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Arma e zjarrit kallashnikov dhe dhe automjeti me të cilin tentoi të largohej u sekuestuarn, së bashku me një sasi lënde narkotike cannabis dhe fishekë luftarakë, të cilat u gjetën të fshehura në stanin e 48-vjeçarit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, u finalizua operacioni policor “Strike 22”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë, në tentativë për t’u larguar me automjetin e tij, shtetasi B. I., 48 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Read Entire Article