Kryeministri Edi Rama në një konferencë në Tiranë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, u pyetën për mbështetjen e SHBA-së për të ndaluar armiqësitë, si lufta në Izrael dhe Ukrainë dhe mbështetjen e NATO-s.
Pyetja: Zoti Sekretar kanë dalë informacione për një kërcënim serioz sigurie nga Rusia, ndërkohë që po kërkohet nga të gjitha palët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ketë një përgjigje. Së pari, si e karakterizoni urgjencën e këtij kërcënimi dhe së dyti gatishmëria që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta përballur atë. Lidhur me Gazën, cili është niveli i angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociatat për të ndaluar armiqësitë përpara nisjes së Ramazanit më 10 Mars.
Blinken: Për sa i përket pyetjes së parë, ndërsa po flasim për këtë çështje që u nënvizua ajo që mund t’iu them është kjo: – Kjo nuk është një aftësi aktive, por është diçka potenciale që jemi duke e marrë shumë seriozisht dhe pres se kemi më shumë për të thënë së shpejti, në të vërtetë shumë shpejt. Kështu që, qëndroni në gatishmëri për të dëgjuar më shumë për këtë dhe gjithashtu jemi duke diskutuar edhe me aleatët dhe me partnerët për këtë çështje, por ja ku është gjëja më e rëndësishme ndër të tjerat. Fokusi i Presidentit Biden është siguria e Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Shteteve të Bashkuara dhe ndërsa i qasemi kësaj në çdo çështje tjetër, kjo është e para dhe e para së gjithash ajo që ai mendon dhe këtu qëndron fokusi i tij. Për pengjet, ne kemi dhënë një propozim që të punojmë me Izraelin, ia kemi dorëzuar, është në përgjigje të Hamasit. Ne besojmë që ofron mundësinë drejt një marrëveshjeje, jemi në proces duke punuar me Katarin dhe Egjiptin e Izraelin, me qëllimin që të arrijmë një dakordësi, por ka disa çështje shumë shumë të vështira. Do të bëjmë të pamundurën për të arritur një marrëveshje, si në marrëveshjen e parë kur u liruan disa pengje. Jemi të fokusuar dhe besoj se është e munduar.
Kryeministri Edi Rama, i kërkoi Sekretarit të Shtetit të mbështesë ukrainasit dhe luftën e tyre për territor, e pretenduar nga Rusia, sipas Ramës nga një hartë e shekullit të 9-të. Kryeministri theksoi se nëse bazohen në harta të tilla të vjetra, në rajon ka shumë harta të ndryshme, që do të sillnin hapjen e Kutisë së Pandorës.
Pyetja: Zoti Kryeministër u përmend kontributi i madh i Shqipërisë për Ukrainën, ndërkohë që kongresi amerikan është përpjekur për muaj të tërë për të miratuar një pakte të madhe për Ukrainën edhe pse po hyhet në vitin e tretë të luftës me Rusinë. A mendoni, apo e shihini këtë si një mbështetje në zbehje të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë dhe ndoshta zmbrapsje në përpjekjet për të mbështetur. Një tjetër pyetje për kandidatin apo më mirë në situatën e parazgjedhjeve, a mendoni që më pas do të ketë një mbështetje për NATO-n gjithashtu edhe për rezultatet e shpenzimeve që do të ketë ushtarake.
Rama: Dua të përfitoj për t’ju ftuar përmes televizionit tuaj që të ndani një hartë dhe edhe për të parë arsyetimin e e legjitimit të sulmit kundër Ukrainës, duke shkuar në shekullin e 9-të. Rusia ishte asokohe në kufirin e Mongolisë, po të kthejmë kohën, duke përdorur historinë për të shkatërruar të ardhmen, është një veprim mjaft i marrë. Në këtë situatë Ukrainë nuk do të mund të mbijetonte pa SHBA dhe aletatët e tjerë, që nuk janë në prirur të hynë në luftë por duhet të mbrojnë Ukrainën, për të mbrojtur botën në të cilën jetojnë. Politika amerikane nuk është në maksimumin e vet, por kam pasur privilegjin të jem kryeministër i Shqipërisë në NATO-s, në kohën kur ishte edhe presidenti, nuk pash ndonjë dobësim të NATO-s. Çdo vend vazhdoi të hidhte më shumë para dhe të bënte përpjekje për të rritur buxhetin e NATO-s. Zgjedhjet janë zgjedhje, por SHBA janë diçka më shumë se kaq. Atë që e bën unike SHBA është se SHBA nuk munden dhe kurrë nuk do tu largohen parimeve e vlerave që duhen mbrojtur me çdo çmim, për të mbrojtur të drejtën e ukrainavse për të jetuar, pa kërcënimin për t’u fshirë nga harta bazuar në shekullin e 9 apo të çfarëdo lloj harte. Kjo hap Kutinë e Pandorës dhe në rajon kemi shumë harta. Na duhet të shohim nga e ardhmja, nuk mendoj që NATO do të dobësohet.
Top Channel