Ka marrë fund arratia e një 28-vjeçari shqiptar, i cili kërkohej për vrasje në tentativë.
Ai është arrestuar në Rimini nga efektivët e policisë gjatë një kontrolli rutinë, sipas medieve italiane.
Sipas asaj që rezultoi, oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i kontrollonin.
Kur 28-vjeçari dha të dhënat e veta personale, u zbulua se ndaj tij kishte një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga Gjykata e Alessandria.
Pasi u dërgua në komisariat, u mësua se shqiptari shtatorin e kaluar, kishte debatuar me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme. Gjatë diskutimit, ai e plagosi dy herë me thikë personin me të cilin po debatonte.
Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë./vizionplus.tv