Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Pasi vendimit të Apelit, ka folur për mediat avokati i Belerit, i cili u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.
“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.
Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar”, u shpreh avokati i Belerit. /vizionplus.tv