Këshilltarja e Albin Kurtit fiton zgjedhjet në Preshevë

3 months ago 21
Reklamë

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Ardita Sinani nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik, shpalli fitoren e zgjedhjeve lokale për komunën e Preshevës që u mbajtën të dielën.

Pas shpalljes së rezultatit, Sinani iu drejtua mbështetësve me përshëndetje nga kryeministri Kurti.

“Të fala keni nga kryeministri Albin Kurti”, tha Ardita Sinani.

Ndërsa në komunën e Bujanocit fitoi Arbër Pajaziti nga rradhët e partisë Fronti për Ndryshim e ish kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi.

Ky i fundit falenderoi qytetarët ndërsa akuzoi kurtin për blerje votash me paratë e taksapaguesve të Kosovës.

“Populli në Luginë i tha jo Albinit! Edhe përkundër mbështjetjes së Albinit dhe joshjes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit”, tha Shqiprim Srifi.

Albin Kurti është akuzuar edhe më herët se po synon të shtrijë ndikimin e tij te shqiptarët përtej kufijve të Kosovës, duke u përfshirë në politikat dhe dinamikat elektorale të shteteve fqinje ku ata jetojnë.

Kritikat për përçarje mes shqiptarëve përveç Luginës së Preshevës nuk munguan as për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Në dy komunat shqiptare në Serbi, Preshevëë e Bujanoc pjesmarrja ishte mbi 30%./vizionplus.tv.

Read Entire Article