“Kishin një ekspert të përkushtuar”, si vepronte mafia shqiptare për të pastruar paratë nga trafiku i drogës në Ekuador dhe Spanjë

8 months ago 21

Rrjeti kriminal i mafies shqiptare që dërgonte kokainë nga Ekuadori në disa vende të Evropës, akuzohet për pastrimin e rreth 49 milionë dollarëve, njoftoi policia spanjolle këtë të premte, më 16 shkurt.

Më 6 shkurt, operacioni “Pampa”, ose “Gran Fenix 13”, mes disa shteteve lejoi kapjen e 32 anëtarëve të dyshuar yë organizatës kriminale, e cila drejtohej nga shqiptari Dritan Gjika, bashkëpunëtor i Ruben Cherres.

Lexo edhe :

Related Posts

18 persona u kapën në Ekuador, 13 në Spanjë dhe 1 në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë të premte, Policia spanjolle ka nxjerrë detaje të reja nga hetimi, i cili mbetet i hapur. Nga viti 2019 kësaj organizate i janë sekuestruar 3.4 ton kokainë, e dërguar në vende si Belgjika, Rusia, Rumania, Shqipëria, Holanda dhe spanja.

🚩Desarticulada una organización criminal dedicada al tráfico internacional de #cocaína en contenedores de fruta en una operación conjunta

Se ha detenido a 32 personas, 13 en #España, 18 en #Ecuador y uno en #ReinoUnido y se han practicado 22 registros en nuestro país pic.twitter.com/rY3E8zNwOe

— Policía Nacional (@policia) February 16, 2024

Droga u transportua ng Ekuadori me kontejnerë frutash në portet evropiane në bazë të “një kontratë me furnitorët e saj kolumbianë për të marrë 4000 kilogramë kokainë në muaj “, tha Policia.

Hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e aseteve të pastruara me vlerë 36 milionë dollarë në Ekuador dhe 12 milionë euro në Spanjë. Përveç kësaj ata zbuluan se disa nga të hetuarit do të pastronin fitimet e tyre të paligjshme përmes blerjes së aseteve kripto .

Katër vite kërkime

Organizata kriminale përdori një “rrjet kompleks biznesi” për të pastruar paratë, detajoi Policia spanjolle në një deklaratë.

Hetimi filloi në vitin 2020, kur “një biznesmen me origjinë argjentinase” u zbulua në Spanjë, me qendër në qytetin e Marbella, i cili kontrollonte një gamë të gjerë kompanish.

-Kompani të përkushtuara për eksportin e bananeve nga Ekuadori në Spanjë

-Qendra sportive në Marbella

-Qendrat tregtare në Granada

-Bizneset e mikpritjes dhe jetës së natës

Lidhur me këto kompani, autoritetet spanjolle zbuluan shenja financimi të fshehura. Ky zbulim bëri që autoritetet spanjolle të hetonin origjinën e parave. Kështu ata konstatuan ekzistencën e lidhjeve mes biznesmenit dhe trafikut detar të drogës.

Ishte një hetim kaq i ndërlikuar sa që kërkoi katër vjet punë dhe bashkëpunimin e Europolit, ministrave të Brendshëm të Spanjës në Ekuador dhe Rusisë dhe Atashetë e Brendshëm në Shqipëri, Belgjikë, Holandë dhe Turqi.

Një “ekspert” për pastrim parash

Policia e Ekuadorit kishte bërë të ditur tashmë se shqiptari Dritan Gjika drejtonte organizatën kriminale dhe detyra e tij ishte futja e drogës nga Kolumbia në Ekuador, për ta dërguar në portet evropiane.

Detyra tjetër e rëndësishme, pra pastrimi i parave nga trafiku i drogës, ishte në ngarkim të “një eksperti pastrimi”, bëri të ditur Policia spanjolle, duke iu referuar biznesmenit argjentinas, me qendër në Marbella, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rrjeti kompleks financiar ishte “dizenjuar dhe menaxhuar” nga ai, i cili ishte subjekt i një Urdhri Hetimi Evropian nga autoritetet e Holandës.

Gjatë hetimit agjentët zbuluan dërgesa parash në Barcelonë. Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar prona me vlerë rreth 12 milionë euro, kanë bllokuar 88 llogari bankare dhe kanë ndërhyrë juridikisht në katë kompani./vizionplus.tv

Read Entire Article