Kishte ndarë drogën gati për shitje, arrestohet adoleshenti në Vlorë

7 months ago 27
Reklamë

Efektivët e policisë në Vlorë, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. B., 17 vjeç, banues në Vlorë në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, të ndara në 140 doza, gati për shitje, një sasi lende narkotike kanabis të bluar, 1 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 17-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës. /vizionplus.tv

Read Entire Article