Kodi Zgjedhor/ Deputetet gra të mbështetura nga Çuçi dhe Bardhi kërkojnë garantimin e kuotave gjinore edhe në listën finale

2 months ago 28

Ditën e sotme është depozituar në Kvendin e Shqipërisë një amendament sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Deputetet gra nga të dyja kampet politike kanë depozituar në Kuvend amendamentin për të garantuar kuotat zgjedhore dalëse dukë përfshirë në amendament parashikimin që edhe lsitat që do t’i nënshtrohen votimit parapëlqyes të garantohen që në listën fituese, ku 1 në 3 të jetë deputetet grua.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se amendamenti i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë është firmosur edhe nga dy krerët e grupeve parlamentare, ai i PS Bledi Çuçi dhe ai i PD, Gazmend Bardhi.

Në amendament kërkohet që ashti siç garantohet kuota 30% në listën hyrëse ashtu të garantohet kuota gjinore edhe në listën finale.

Kujtojmë që në seancën e sotme plenare do të diskutohen ndryshimet ën Kodin Zgjedhoir të dakordësuar nga PS dhe PD, ku për herë të parë do të përfshihet edhe vota e emigrantëve.

Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:

*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.”

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article