Kolonia e Artit Viziv në Pogradec, artistët e huaj vlerësojnë peizazhet mbresëlënëse nga qyteti liqenor

2 months ago 32

20 piktorë nga Polonia, Lituania, Anglia, Iraku, Koreja e Jugut, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova e Mali i Zi kanë ekspozuar në Pogradec punimet e tyre të edicionit të 15 të kolonisë ndërkombëtare të artit viziv.

Saimir Ahmeti, kuratori i kësaj kolonie tha se pikë referimi e artit viziv është kryqëzimi i vlerave të përbashkëta profesionale.

Artistët e huaj tregojnë se ndihen të befasuar nga ajo çfarë kanë gjetur në Pogradec, aty ku edhe janë inspiruar për punimet

“Vij nga Koreja, është hera ime e parë në Pogradec. Unë vendosa të pikturoj në një mënyrë të veçantë me fokus shqiponjën sepse e pashë që ju e keni simbol kombëtar”, tha Yeonsun Kim.

“Unë vij nga Lituania, emri im në lituanisht do të thotë lule e vendosa të pikturoj lule të ndezura rreth me zjarr e me pasion. Pashe gjallëri në Pogradec dhe vendosa ta mishëroj në pikturë”, deklaroi  Ziedune Alknatie.

 “Vij nga Serbia, është hera ime në Shqipëri. U ndjeva shumë mirë, mikpritje fantastike e aq më tepër me kolegët nga bota të cilët bashkëpunuan dhe krijuan ura bashkëpunimi. E vlerësoj shumë që më pritet mirë”, tha Liljana.

“Vij nga Anglia, kam lindur në Irak, kam disa vite që kam ardhur në Pogradec, çdoherë kur vij ka diçka të re për t’u parë e për t’u pikturuar. Vendosa që në pikturat e mia të mbizotërojë ngjyra e zezë, sepse ka ardhur momenti që drita të shfaqet me tepër e drita shfaqet kur ka shumë errësirë”, shtoi Lina Sami Ogaily.

Artistët kanë qëndruar një javë në Pogradec ku jo vetëm kanë sjellë artin e tyre në këtë qytet por kanë krijuar edhe ura bashkëpunimi për të ardhmen. /vizionplus.tv

Read Entire Article