“Kombëtarja ka të ardhme të ndritur”, Kapiteni Berat Gjimshiti reagon pas eleminimit nga EURO 2024

4 months ago 24

Në këtë Europian kombëtarja jonë kuqezi është konsideruar si surpriza e këtij kompeticioni. Në një “grup ferri” siç është Grupit B, ajo ia ka dalë të thyejë rekorde me golat e shënuar në sekondat e para të ndeshjes, por edhe kur ka qenë në limit të kohës. Meritë për këtë i dedikohet gjithë ekipit të kombëtares.

Kapiteni Berat Gjimshiti ka ndarë emocionet e tij pas eliminua nga ‘Kampionati Europian’ duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe arritjeve të skuadrës, pavarësisht rezultatit përfundimtar.

Në fjalën e tij, ai gjithashtu nuk harroi të falënderonte tifozët Kuq e Zi, të cilët e mbështetën skuadrën në çdo hap, duke vendosur theksin te mënyra se si tifozët shqiptarë shfaqën kulturë të lartë, duke tërhequr vëmendjen dhe respektin e të gjithë Europës.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime.”, shkruan Gjimshiti./vizionplus.tv

Read Entire Article