Damian Gjiknuri është përplasur me deputetët e opozitës, të cilët nuk e kanë lejuar që të futet në ambientet e sallës ku do të mbahet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore.
Në momentin që Gjiknuri ka tentuar të futet në sallë është bllokuar nga demokrati, Flamur Noka, i cili ka përsëritur kërkesën e tij për të ndryshuar bashkëkryetarin e komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore.
Lexo edhe :
Related Posts
“A ke qenë në opozitë ti, a ke pasur bashkëkryetar? Pse nuk na lë edhe neve ta kemi”, tha Noka.
Gjiknuri nga ana tjetër theksoi se përfaqësuesi i opozitës në këtë reformë është zgjedhur nga vetë opozita./vizionplus.tv/