Marc Ter Stegen do të jetë jashtë fushës për 7-8 muaj, pasi u konfirmua dëmtimi i tij i rëndë. Portieri ka këputur tendinën e kupës së gjurit, që do të thotë se sezoni është i mbyllur për të.
Kapiteni i katalanasve u dëmtua në minutën e 45-të të ndeshjes si mysafir ndaj Villarrealit, kur pas një goditjeje, u ngrit për të kapur topin, por teksa u rrëzua pa gjurin e tij të kthehej dhe dëmi u bë, duke bërë që portieri 32-vjeçar të largohet me barelë.
“Marc Andre Ter Stegen ka pësuar një këputje të plotë të tendinit patellar në gjurin e tij të djathtë. Ai do të ketë një operacion sot pasdite. Një deklaratë e re mjekësore do të publikohet pas përfundimit të operacionit”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.
Tani portieri kryesor është Inaki Pena, i cili vitin e kaluar plotësoi edhe boshllëkun e Ter Stegenit, megjithatë katalanasit kanë dalë në merkato për të gjetur një portier të lirë pasi sezoni nuk mund të mbyllet kështu. /vizionplus.tv