Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë një fëmijë. Policia njofton se baba i foshnjes është një 21-vjeçar, i cili është vënë në pranga.
Ky i fundit ka pranuar atësinë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njofton policia./vizionplus.tv