“Kosova, në kartën A5”, Presidenti Begaj kërkon edhe anëtarësimin në NATO: Forcon sigurinë në rajon

1 month ago 21

Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut, po zhvillohet sot në Tiranë.

Presidenti Bajram Begaj, i ftuar në takim, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës jo vetëm në këtë nismë por edhe në NATO, duke e cilësuar procesin si thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 “Anëtarësimi i Kosovës në këtë kart është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës por edhe per stabilitietnin e rajonit. Kosova ndodnese është një shtet i ri ka treguar perkushtim ndaj paqes dhe perben nje faktor kontribues per sigurine ne Ballkanin Perëndimor”, tha Begaj.

Presidenti u fokusua tek rëndësia e përpjekjeve të aleatëve për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

 “Zhvillimet e fundit tregojnë sa i rëndësishëm është investimi në fushën e sigurisë dhe me sa rëndësi është krijimi i platformave të bashkëpunimit dhe ndërveprimit që promovojnë sigurinë rajonale duke krijuar kushtetv për një mjedis më të qëndrushëm dhe të sigurt. Në këtë kontekst suksesi i iniciativës A5 është i padiskutueshëm që prej themelimit të saj në vitin 2003”, shtoi ai.

Shoqëria shqiptare sipas presidentit, mbart vlera të shumta, ndër të cilat spikat harmonia dhe bashkëpunimi ndërfetar. /vizionplus.tv

Read Entire Article