Emocione të forta dhuroi Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme në sfidën me Kroacinë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 94 nga Gjasula, i cili ishte hero dhe antagonist, pasi kaloi kroatët në avantazh me një autogol.
Teksa i gjithë stadiumi u drodh nga brohorima e tifozëve shqiptarë, nuk kishte si të mos dallohej gëzimi në sytë e familjarëve të Gjasulës.
Vëllai i Gjasulës shpërthen në lot pas golit. Në videon e shpërndarë në Instagram ai shkruan: Nuk ka nevojë për fjalë, krenar për ty vëlla.