Kryeministri lajmëron Samit për Ukrainën në Tiranë me pjesëmarrjen e Zelenskyt, Rama: Integrim në tregun evropian

9 months ago 28

Pas përfundimit të takimit mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve amerikan dhe europian në Shkup, kryemnistri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se atmosfera ishte shumë e mirë duke mohuar zërat se presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç u bë shkak për anulimin e konferencës së përbashkët për shtyp.

Lexo edhe :

Related Posts

 “U fol për punë konkrete, u fol për temat e kësaj sfide shumë të madhe që është përfitimi me sukses i të gjithë vendeve të rajonit nga plani i ri i rritjes i Bashkimit Europian. Mos hyni në trajtimin e këtyre marrëdhënieve si marrëdhënie të natyrës personale. Këtu nuk ka asgjë personale dhe në fakt, është hera e parë që unë jam në një darkë së bashku me të dy, me Albinin dhe me presidentin Vuçiç dhe nuk më rezulton se ndodhi ndonjë gjë tjetër, përveçse u bë një komunikim pozitiv mes të gjithëve”, tha Rama.

I pyetur nga Vizion Plus, mbi përfitimet konkrete të Shqipërisë nga Plan i rritjes, Rama tha se miliardat nuk janë më të rëndësishmet.

“Të kuptohet që pjesa më e rëndësishme e këtij procesi nuk janë këto miliardat,, por është integrimi në tregun e brendshëm europian. Për shembull, vetëm nga ndryshimi i regjimit të transaksioneve financiare që bëjnë qytetarët – sepse ju e keni parasysh sa shumë bashkëqytetarët tanët janë jashtë dhe bëjnë transaksione financiare, çojnë para për familjet e tyre, çojnë para për sipërmarrjet e tyre të vogla etj, etj. – Vetëm nga kjo në këtë proces, parashikohet që qytetarët shqiptarë mund të kursejnë mbi 20 milion euro në vit, vetëm nga këto”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri lajmëroi një samit në fund të muajit të ardhshëm për Ukrainën dhe vizitën e presidentit Volodymyr Zelensky në Tiranë.

 “Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm Presidentin Zelenskyy, ndërkohë që paralelisht me të do përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm”, tha Rama.

Sa i takon cështjes së përafrimit të integrimit të Kosovës në NATO, Rama tha se kjo është një punë e  përditshme e qeverisë shqiptare./vizionplus.tv

Read Entire Article