Festës së Karnavaleve në Shkodër i është bashkuar edhe kryeministri, Edi Rama. I shoqëruar nga familja e tij, kryesocialisti ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në festën shumëngyrëshe në qytetin e Shkodrës.
Kryeministri është shfaqur duke shijuar atmosferën, teksa nuk ka dhënë ndonjë koment.
Kjo është dita e tretë dhe e fundit e festës së Karnavaleve në Shkodër./vizionplus.tv/