Kumbaro shpjegon çfarë ndodh me Zonat e Mbrojtura

8 months ago 13

Ligji për zonat e mbrojtura ka shkaktuar shumë zhurmë në opinionin publik, ligj i cili kaloi këtë të enjte me 74 vota në Kuvend, ku mazhorancës iu bashkua edhe PDIU.

As seancës ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro, ka shpjeguar për opinionin publik se çfarë parashikon në të vërtetë ligji.

Ajo tha se nuk është e vërtetë që do të ndërtohet në të gjithë territorin që përfshin Zona e Mbrojtur, por vetëm në atë pjesë ku ka banorë prej shekujsh, në mënyrë që të ofrohet biodiversitet, ku njeriu mund të jetojë me natyrën.

Ndërsa ka sqaruar se në ato vende ku do të lejohen ndërtime, ato do të jenë ekologjike.

Vjen në parlament si një nisëm deputetësh që marrin shkas nga një kërkesë e shumë kryetarësh bashkish. Kanë pasur të drejtat legjitime për të kërkuar një tjetër bashkëpunim. Në dijeninë e të gjithëve ka pasur shumë konsultime publike, kryesisht të organizatave mjedisore.

Qeveria është marrë gjatë me atë draftligj e kam shprehur edhe informalisht me takimet me shoqërinë civile që janë disa linja të kuqe që nuk mund të preken. Të mos preken direktivat e BE-së. Dua të kujtoj që në 2021 Shqipëria kishte 17% të territorit zonë e mbrojtur.

Nuk është kaq e lehtë që në një vend të vogël sa Shqipëria të kesh një 1/5 e territorit zona të Mbrojtura. Nuk do të preket sipërfaqja e territorit të zonave të Mbrojtura. Nuk do të ketë ndarje të territorit të zonave të mbrojtura me bashkitë do të vazhdojnë që të administrohen nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Duhet të ketë rregulla të qarta. Në këto territore jetojnë njerëz prej shekujsh.

Amendimet që u miratuan sot japin rrugë për rregulla shumë të qarta. Pjesa tjetër e rëndësishme, vetëm në zonat e parashikuar për brenda kritereve shumë strikte do të jenë të mundura të zhvillohen me 3 -4 filtra disa ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin.

E rëndësishme është të ruajmë lidhjen e njeriut me territorin. Tu japim mundësinë shqiptarëve që të jetojnë aty. Atje ku kërkojmë të bëjmë truizmin natyror duhet ofruar edhe shërbime që janë miqësore me mjedisin. Dua të siguroj të gjithë se komunikimi me komunitetin me bashkitë, u japim një zgjidhje kompromisi. Nuk pikasim asgjë pasi asgjë nuk është parashkruar. Ne vendosim rregulla. Kriteret përcaktohen nga ekspertët e ministrisë.

Me delgacionin e BE-së dhe me gjithë partnerët kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm është i vetëm komunikim i njëjtësuar”, – tha Kumbaro.

Read Entire Article