Nisi me një barazim zhgënjyes aventura e Brazilit në Kupën e Amerikes. Selecao nuk shkoi përtej një rezultati 0 me 0 kundër Kosta Rikës.
Shumë pak raste dhe një ndeshje me ritëm jo të lartë në Kaliforni, natyrisht për faj të pesë herë kampioneve të botës të cilët ndonëse në sulm e nisëm me treshen Rafinja, Rodrigo dhe Vinisuiyes Xhunior nuk arritën dot të çajnë mbrojtjen kostarikane.
Rodrigo ishte ai që pati rastin e parë për Brazilin, pastaj shënoi Markinjos por goli u anulua në minitën e 30.
Me kaq emocione u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën kërcënimi më seioz erdhi nga Paketa. Përt Brazilin u aktiavizuan edhe talentet Savio dhe Endrik, mirëpo rreziku më i madh për Kosta Rikën erdhi nga mbrojtësi i vet Sikera që rrezikoi autgolin.
Rasti i fundit i takoi Gimaraeshit, por rezultati nuk u zhbllokua.
Takimin e radhës Brazili do ta ketë kundër Paraguajit, ekip që u mund në ndeshjen tjetër të gurpit nga Kolumbia me shifrat 2 me 1.
Suksesi i Kolumbisë u sigurua përmes dy lojtarëve të Kristal Palas, Munoz dhe Lerma në minutat 32 dhe 42 të pjesës së parë, ndonëse në të dyja rastet protagonist i madh me pasimet e tij të sakta ishte Hames Rodrigez.
Ndonëse Enciso shkurtoi diferencat në minutën e 69, Paraguaji nuk mundi dot të shmangte humbjen në këtë ndeshje të grupuit D të Kupës së Amerikës./vizionplus.tv