Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në fshatin Graniçan te Leposaviçit e cila ishte improvizuar si një laborator droge. Nga operacioni janë sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuara të llojit kanabis.
Policia ka arrestuar nje 43-vjeçar per rastin i cili u prangos në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorisë.
Autoritetet ben me dije se një pjesë të bimëve të dyshuara si kanabis i kanë marrë si mostra për testime laboratorike, ndërsa pjesën e mbetur e kanë shkatërruar./vizionplus.tv/