Liderët e Ballkanit dhe BE mblidhen në Maqedoninë e Veriut, zbardhet axhenda. Çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër

9 months ago 31

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një takim me zyrtarët e Bashkimit Europian, i cili do të mbahet në Maqedoninë e Veriut. Sipas axhendës, takimi do të mbahet në datat 21 dhe 22 janar. Sot nga ora 19:00-21:00 do të mbahet darka e liderëve, që është organizuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa ditën e nesërme, në datën 22 janar, sipas axhendës që ka siguruar gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, aktiviteti do të nis që prej orës 09:00 me mbërritjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili do të mbajë edhe një deklaratë. Ky i fundit, do të mirëpresë liderët nga ora 09:10-09:45, ku i pari që do të mbërrijë do të jetë kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama.

Pas kësaj, për rreth një orë, 09:45-10:45, do të ketë një konferencë nga liderët e Ballkanit, kryeministri i Shqipqrisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Milojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësues të BE.

Në orën 10:45-11:00 në axhendë është parashikuar që të jetë fotografia familjare, duke u pasuar më pas me diskutimet mes liderëve.

Në orën 12:14-13:00 do të jetë edhe konferenca për shtyp e liderëve./vizionplus.tv

Read Entire Article