Pani i rritjes milirda dollarësh i Bashkimit Europian, ka bërë bashkë në Shkup të Maqedonisë së Veriut liderët e vendeve të rajonit dhe përfaqësues politikë nga Bosnjë Hercegovina.
Përveç udhëheqësve ballkanas, të pranishëm në takimin dy ditor janë edhe drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata në Komisionin europian Gert Jan Koopman dhe James Obrien, ndihmës sekretar amerian i shtetit për Evropën dhe Eurozinë.
Lexo edhe :
Related Posts
Zyrtari amerikan iu bëri të ditur mbështjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa kishte një paralajmërim të qartë për seclin lider pavarësisht mosmarrëveshjeve dypalëshe.
“Nuk do të ketë mundësi për të penguar rrugëtimin e njëri-tjetrit, kushdo që tenton të pengojë diçka do të përballet me ndëshkime. Nëse një shtet dëshiron të presë, të vëzhgojë, atëherë qytetarët e atij shteti do të vendosin nëse këta liderë politikë janë të duhurit”, tha O’Brien.
Ndërsa kryeminstri Rama, gjatë fjalës së tij në tryezën e përbashkët bëri dy kërkesa të veçanta për Bashkimin Evropian dhe liderët e rajonit.
“Dy gjëra, ne kemi nevojë për një rreth politik si natën e kaluar të takohemi në mënyrë të rregullt sepse ne mbetemi ballkanas, dhe nëse nuk ka bëni bashkë jemi gati ta dreqosim sërish. Dhe e dyta, për histori dhe njyra flamujsh të merren liderët e vendeve, ministrat të punojnë pa ngjyra, vetëm me ngjyrën e BE”, tha Rama.
Kryeministri Kurti i dërgoi mesazh të qartë fqinjit verior, Serbisë.
“Që rajoni të integrohet duhet që kërcënimet e sigurisë të ndërpriten. Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria e lëvizjes së mallrave, përdoret për të lëvizur armatim, apo të sponsorizohen sulme terroriste”, tha Kurti.
Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla dhe ka për qëllim tegrimn e rajonit në tregun e përbashkët të BE, përpara anëtarësimit të secilit./vizionplus.tv