“Timone Yachts” prezanton “Pardo 43”, Gambelli: Duam të rrisim tregun e nautikës në Shqipëri

3 days ago 27

Eventi “Luxury Yachitng Night”, organizuar nga Grupi “Timone Yachts” u mbajt mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë, teksa shënoi një numër të lartë pjesëmarrësish, të cilët për disa orë në Sheshin Italia, shijuan magjinë e këtij show të industrisë së nautikës.

Qëllimi i eventit ishte promovimi i brandit luksoz dhe shumë të njohur të yachteve PARDO 43, cili dallohet për nga komoditeti dhe luksi i tij si nga ambientet e brendshme, por ashtu edhe nga pamje e jashtme.

“Luigi Gambelli, CEO i Grupit italian, i cili tashmë prezent edhe në Shqipëri “Timone Yachts”, u shpreh edhe një herë mjaft besimplotë se nëpërmjet zgjerimit të aktivitetit të industrisë së nautikës edhe në vendin tonë, do të arrijë të zhvillojë një model të ri suksesi, në një treg ambicioz dhe dinamik”, thotë Luigi Gambelli, CEO i “Timone Yachts Albania”.

“Jemi këtu në Tiranë në Sheshin Italia, teksa kemi bërë sonte edhe prezantimin e zyrës sonë më të re të “Timone Yacht”, e dyta pas asaj në Marina Orikum në bashkëpunim me Grupin “Concord Investment”, te të cilët kam gjetur një partner të besuar duke garantuar një sukses të aktivitetit tim në këtë treg të ri. Kjo shërben për zhvillimin e një tregun të ri në industrinë e nautikës, pasi me prezencën tonë në Shqipëri, e gërshetuar kjo me eksperiencën tonë në Itali, ne kërkojmë që së bashku me partnerët tanë Grupin  “Concord Investment”, të implementojmë modelin e suksesit edhe një  vend kaq dinamik dhe atraktiv për turizmin, siç edhe është aktualisht Shqipëria”, shprehet ai.

Aldi Bozaxhiu, CEO i “Albania Yacht” tregon se Shqipëria ka një të ardhme dhe duhet  besuar në potencialet e saj.

“Deti dhe turizmi dhe nautika po marrin çdo ditë e më shumë interes. “Albania Yacht”, filloi si një kompani shumë e vogël, të paktën pjesa e charterit me një barkë të vogël 9 metra, ndërsa sot që flasim flota jonë është shtuar, dhe yachtet tona janë totalisht të reja. Ne ofrojmë një flotë të gjerë charter të jahteve, e cila i përshtatet për çdo kërkesë apo shije që kanë klientët tanë vendas dhe të huaj. Bashkëpunimi me “Timone Yachts” është thelbësor, sepse charteri është si një pikë fillimi ku njerëzit fillojnë mësohen me barkën, pastaj të dashurohen me të dhe potencialisht pozitiv për të bërë të tyren një yacht”, thotë Bozaxhiu.

Arian Ruhi, Drejtori i Concord Investment, Marina Division tregon se Concord Investment po investon në industrinë autike dhe se janë duke punuar me dy projekte shumë të rëndësime.

“Concord Investment po investon në këtë industri, në industrinë autike, dhe në këtë moment ne po zhvillojmë dy projekte shumë të rëndësishme që është Marina Orikum dhe Marina…, të dy projektet janë në fazën e zhvillimit, të dyja bashkë do japin shërbime për 1200 vende jahtesh duke konsideruar që Marina Orikum do jetë marina më e madhe e Adriatikut. Concord Investment, Marina Orikum është vazhdimësi e investimeve që kam bërë në zonën e Lalzit me zhvillimin e hotel Melia që është bërë në atë zonë dhe hapja e një pikëshitje e zyrës së Orikumit dhe sa më afër në Tiranë do bëjë që ne të kemi sa më shumë sukses”, shprehet Ruhi.

Kjo mbrëmje GALA u karakterizua nga momente mjaft pozitive për sa i përket nivelit që përçoi te pjesëmarrësit teksa më pas mundën të vizitojnë edhe yachtin e ekspozuar në Sheshin Italia në Tiranë. /vizionplus.tv

Read Entire Article