Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një 56-vjeçar, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike dhe ka humbur jetën
“Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /vizionplus.tv