Putin nënshkruan ligjin, Rusia dhe Koreja e Veriut do t’i vijnë në ndihmë njëra-tjetrës nëse sulmohen

3 days ago 27

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar në ligj partneritetin strategjik të vendit të tij me Korenë e Veriut, i cili përfshin një dispozitë të mbrojtjes reciproke, sipas një dekreti të publikuar sot.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në qershor pas një samiti në Phenian, u bën thirrje të dy vendeve që të vijnë në ndihmë të njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur.

Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi traktatin këtë javë, ndërsa dhoma e ulët e miratoi atë muajin e kaluar. Putin nënshkroi një dekret për atë ratifikim, i cili u shfaq sot në një faqe interneti të qeverisë për nismat legjislative.

Traktati konfirmon lidhje më të ngushta midis Moskës dhe Phenianit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. /vizionplus.tv

Read Entire Article