“Krimea është e humbur”, këshilltari i Trump: Zelensky duhet të ketë një vizion realist për paqen

3 days ago 31

Këshilltari i lartë i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, e ka bërë të qartë për BBC se administrata e re amerikane do të fokusohet në arritjen e paqes në Ukrainë dhe jo në lejimin e vendit të rifitojë territorin e marrë nga Rusia.

Brian Lanza, një strateg republikan, tha se administrata Trump do t’i kërkojë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky versionin e tij të një “vizioni realist për paqen”.

“Dhe nëse presidenti Zelensky vjen në tryezë dhe thotë, mirë, ne mund të kemi paqe vetëm nëse kemi Krimenë, kjo na tregon se ai nuk është serioz”, theksoi ai. “Krimea është e humbur.”

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Tetë vjet më vonë, ajo filloi një pushtim të plotë të Ukrainës dhe ka pushtuar territorin në lindje të vendit.

Lanza, një këshilltar politik i zotit Trump që nga fushata e tij e vitit 2016, nuk përmendi zonat e Ukrainës lindore, por tha se rimarrja e Krimesë nga Rusia ishte joreale dhe “jo një qëllim i Shteteve të Bashkuara”.

“Kur Zelensky thotë se do të ndalojmë luftën, se do të ketë paqe vetëm kur të kthehet Krimea, ne kemi një lajm për Presidentin Zelensky: Krimea është e humbur”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article