Një vajzë e mitur nga Fratari i Mallakastrës është bërë nënë një ditë me pare në Fier. Tre ditë më parë, 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku ,por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjën e sapolindur në maternitetin e Fierit. Aktualisht, e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë, por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit të cilët referuan ngjarjen në polici.
Si pasojë, policia ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar nga Mallakastra i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjes. 15-vjeçarja ka thënë në deklarimet e saj se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj me të dhe ka mbetur shtatëzënë. Vajza është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së vajzës.
Psikologë të komisariatit dhe maternitetit të Fierit po asistojnë qëndrimin dhe marrjen në pyetje të vajzës. E mitura u ka treguar fotot e 31-vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij, por ka refuzuar të japë detaje duke kërkuar kohë për t’u qetësuar.
Në deklarimet e para e ëma e 15-vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën duke e lenë vogëlushen e sapolindur në maternitet. Por stafi mjekësor i ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjen në një qënder të posacme për foshnjat e sapolindura ne Tiranë. Aty do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në befotrof. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi./vizionplus.tv