Lufta në Ukrainë, Basha: Mesazh që nuk i dërgohet vetëm agresorëve rusë por edhe atyre në Ballkanin perëndimor

9 months ago 21

Kryedemokrati, Lulzim Basha, në konferencën e përjavshme përpara mediave, ka deklaruar edhe njëherë se siguria kombëtare duhet të jetë prioritet.

Ai ritheksoi edhe njëherë se është shumë e nevojshme që Shqipëria duhet të renditet krah vendeve aleate. Sipas Bashës konflikti në Ukrainë mund të kalojë përtej asaj që na kap syri, duke shtuar se Ballkani mbetet akoma një vatër lufte.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndonëse është një çështje që shkon përtej kufijve të rajonit është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë, me Kosovën me rajonit. Miratimi i djeshëm unanim në Asamblenë e KiE të tre dokumentave të propozuara nga unë në cilësinë e raportuesit mbi një temë për të cilën keni raportuar gjerësisht por që nuk kam patur rastin ta diskutoj, që ka të bëjë me konfiskimin e pasurive Ruse të gjendura jashtë federatës Ruse dhe vendosjen e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Ka qenë një proces i gjatë që ka nisur vitin e kaluar që do të vazhdojë. Roli im si raporter nuk është titull personal, unë jam atje si pjesë e delegacionit parlamentar të Parlamentit të Shqipërisë, përfaqësoj atje edhe vullnetin e shqiptarëve sa i përket qëndrimeve tona të drejta. Vendimi i djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm në senatin amerikan, i cili miratoi projektligjin që shton rrugën për një qasje të tillë edhe në SHBA. Gjatë kësaj kohe kam qenë në komunikim me ekspertë amerikanë dhe evropianë. Konkluzioni i parë ka të bëjë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë, është një konflikt që shkon përtej asaj që kap syri, nuk është konflikt mes dy shtetesh, pro një nga 3 qendrat e mëdha të një konflikti të ri në nivel global, dy nga këto kanë kaluar në luftë njëra Ukraina dhe tjetra lindja e mesme. Ndarja nuk është vetëm dy palë, por ndarja është tek vendet autokratike që nuk besojnë te demokracia dhe ushqejnë ide revizioniste, nga an tjetër vendet demokratike. Ky konflikt lidhet me Shqipërinë, pasi mesazhi nuk i dërgohet vetëm Putinint apo agresorëve, por dërgohet edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani perëndimor. Në shtator të viti të kaluar u tentua e njëjta gjë si në Ukrainë, e kam fjalën për sulmin terrorist në Banjskë, ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një ndarje e re territori. Mesazhi që dërgojmë përmes një instrumenti të tillë konfiskimi pasuror, është mesazh paralajmërimi për agresorët kudo në botë dhe për agresorët në Ballkanin Perëndimor. Duhet të renditemi pa asnjë dilemë në rkah të aleancës së vendeve demokratike. Kjo lloj renditjeje nuk është thjeshtë vetëm ushtarake. Së pari vendet e aleancës por dhe vendet e tjera të qëndrojnë në krahë të njëri-tjetrit. Këtë të hënë bëra realitet kërkesën për një amendim të buxhetit ku propozoj alokimin e 50 milionë eurove si ndihmë ushtarake për buxhetin e Kosovës. Gjatë takimit që pata me përfaqësues të Kosovës, ata e kishin mirëpritur këtë propozim. Java ka qenë e dominuar nga zhvillime që nu i kanë dhënë mundësinë qeverisë të shprehet për këtë amendament. Është një çështje që kërkon debat. Ndonëse është një çështje që është shmangur nga deklarimet, por dhe nga debati mediatik, dua të them se koha nuk pret dhe Shqipëria nuk duhet të mbetet mbrapa, për sigurinë tonë dhe Republikën e Kosovës. Vende me të cilat ka korrupsion masiv, vende ku nuk ka zgjedhje të lira, vende të cilat shpërblejnë klientelizmin e qeverisë, janë vende që nuk i kontribuojnë aleancës së vendeve të BE, përkundrazi sabotojnë vendet aleate“, tha Basha.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article