Benard Çullhaj është 27-vjeçari i arrestuar në Tiranë pasi shtantazhonte një të mitur në rrjetet sociale. 15-vjeçarja ka denoncuar se 27-vjeçari i kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhee shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
Nga biseda në rrjetet sociaale, Çullhaj i kërkon foto të miturës, ndërsa kjo e fundit i thotë se do të vrasë veten.
Lexo edhe :
Related Posts
Pas hetimeve, janë dokumentuar edhe dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.
Ky nuk është rasti i parë i regjistruar në Shqipëri. Disa ditë më parë, Sibela Abedini, 27-vjeç u hodh nga kati i katërt i një pallati dhe gjeti vdekjen. Dyshohet se Altin Çoku, i arrestuar, i kishte shpërndarë një foto intine më Tik tok. E reja në këto kushte ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vazje 2-vjeçare.
Në këto kushte Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do të konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre, që do të ndjejnë pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave tona në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim./vizionplus.tv