Makina përplaset me motorin, një i lënduar në Shkodër

6 days ago 14
Reklamë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të regjistruar në Shkodër paraditen e sotme.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se një makinë është përplasur me një motor në qendër të qytetit, në afërsi të teatrit “Migjeni”.

Shoferi i motorit ka mbetur i lënduar. Ambulanca, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka transportuar personin e lënduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. /vizionplus.tv

Read Entire Article