Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi ka folur sërish në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Ai tha pas Konferencës së Kryetarëve se mazhoranca e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa kohë e çoi çështjen në seancë, ku edhe u votua ditën e enjte.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndër të tjera, Peleshi u shpreh se kërkesa me të cilën i është drejtuar kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, Komisionit të Venecias për opinion, do t’i shërbejë edhe opozitës, pasi sqaron prevalimin me dy të drejtave, diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo qartësi do të na vlejë neve, dhe gjithashtu do t’ju vlejë edhe juve”, tha Peleshi. /vizionplus.tv