Manja i bën thirrje opozitës të bashkojnë votat për amnistinë: Deputetët përfaqësojnë popullin

10 months ago 34

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme ka qenë në Korçë dhe ka marrë pjesë inaugurimin e zyrës për shërbimin juridik falas, ku tha se në të gjithë Shqipërinë janë 20 zyra të tilla.

Nga Korça, ministri i ka bërë thirrje opozitës që të bashkojnë votat për të miratuar amnistinë penale, e cila kërkon 84 vota.

Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme ndaj i kërkon demokratëve që ta votojnë në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar më 15 janar.

Manja: Këtu nga Korça u përgjigjem gjithë familjarëve të të dënuarve që presin nga ligji i drejtësisë. Kemi bërë një draft të amnistisë, e kaluam në qeveri dhe e depozituam në parlament. Amnistia ndjek qëllime humane dhe qëllimi i saj është rehabilitimi dhe ri integrimi i të dënuarve në shoqëri dhe familje. Tani, ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament por nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Kërkon 84 vota. Kërkon dhe votën e opozitës. Nga Korça u bëj thirrje deputetëve të opozitës të cilët kanë qenë një shtesë e konsiderueshme për mua, që me fillimin e sesionit parlamentar në Janar ta votojmë e të japim mundësinë rreth 700 të dënuarve ti cojme me familjarët e tyre në shtëpi. Deputetët përfaqësojnë popullin, le të vijnë për një moment të votojnë e me pas te vazhdojmë me axhenden politike. Besoj se do bashkohen dhe do votojnë./vizionplus.tv 

Read Entire Article