Margarita Xhepa bën mbylljen e emisionit “Living Room”, mesazhi i fortë që jep për të gjithë shqiptarët

8 months ago 23

Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa, e cila ka qenë e ftuara e kësaj jave në “Living Room” në Vizion Plus ka bërë mbylljen e emisionit.

Ndryshe nga çdo herë kur një emision e mbyll moderatori, këtë herë Brunilda Lahe preferoi që t’ia kalonte stafetën aktores së mirënjohur, e cila dhe edhe një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Theksin, Margarita Xhepa e vendosi tek dashuria dhe respekti që njerëzit duhet të kenë për njëri-tjetrin.

Pjesë nga intervista në “Living Room”:

Bruna: Në çdo emision programin e mbyll moderatori por unë do të doja ta mbyllnit ju.

Margarita: Ne aktorëve na thërrasin vazhdimisht për të dhënë ndonjë mendim për të folur për jetën tonë por kryesisht këshilla e moshës që fiton njeriu gjatë jetës, gjatë punës është shumë e vyer. Në radhë të parë ta duam njëri-tjetrin kjo është kryesorja të kemi respekt për njëri-tjetrin, ta duam punën dhe ta bëjmë atë me dashuri dhe sinqeritet. Marrëdhëniet njerëzore kanë shumë rëndësi duke filluar me marrdhëniet familjare që duhet ta themi janë tronditur pak dhe kjo na dhëm, duke kaluar më pas tek marrëdhëniet shoqërore të cilat të ndërthurura së bashku me kohën krijojnë identitetin tonë si njerëz. Por mbi te gjitha duhet ta duam dhe respektojmë njëri-tjetrin.

Bruna: Unë jam e lumtur që pata mundësin që të bisedoj me një zonjë që është e permbushur nga ana personale por edhe nga ajo profesionale. Është kënaqësi dhe fat që biseduam së bashku. E mbyllim me lule sepse gjithë jetën keni merituar lule dhe ishte shumë shumë kënaqësi Faleminderit!

Margarita: Faleminderit ju!/vizionplus.tv

Read Entire Article