“Marrëzi në momente pasioni”/ Masakra në Pragë, çfarë shkruante në ditarin e tij 24-vjeçari?

10 months ago 32

Motivi i 24-vjeçari David Kozak, i cili të enjten kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles në Pragë, mbetet një mister për autoritetet.

Në të njëjtën kohë, dëshmitarët raportojnë se 24-vjeçari po kontrollonte dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për t’i qëlluar.

 “Ai hynte dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se të tentonte ta hapte”, përshkroi gazetari Jakob Weisman, i cili po përgatitej të jepte provimin e gjuhës shqipe. Ai tha për Guardian se kanë përjetuar momente të frikshme derisa mbërriti policia. Ndërkohë po i dërgonte mesazhe njerëzve të dashur. “Po përpiqesha t’u tregoja njerëzve se çfarë po ndodhte. I telefonova nënës sime, mikut tim. Nëse është fundi, doni të thoni atë që nuk keni thënë më parë. Pasi dëgjuam të shtënat dhe britmat, gjërat u duk se u qetësuan për pak kohë dhe pas 30 minutash filluan sërish të shtënat dhe të bërtiturat. Kur dolëm nga dhoma kishte gjak kudo”, u shpreh Jakob Weisman.

Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 Win AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, por policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14 viktimat, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj. Siç njoftoi MPB-ja e Çekisë, bëhet fjalë për dy persona nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda, ndërsa pak minuta më vonë Departamenti i Muzikologjisë bëri të ditur se mes viktimave është edhe drejtoresha e repartit Lenka Hlavkova

Siç është bërë e ditur, të gjithë viktimat janë qëlluar me armë zjarri dhe 20 minuta pasi nisën të shtënat, policia ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të vrasësit 24-vjeçar.

Mesazhet në Telegram që dyshohet se janë postuar nga Kozak midis datës  9 dhe 19 dhjetorit kanë rënë në mikroskop të autoriteteve.

Sipas informacioneve, 24-vjeçari ka folur shkruar në ditarin e tij për sulmin në universitet. Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një jetë të mjerë dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë me dhimbjen më të madhe të mundshme.

Në një mesazh të datës 10 dhjetor në Telegram, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”. Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina. Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak.

Në një mesazh tjetër, 24-vjeçari dyshohet se ka shkruar se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni.” Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

Ai ishte diplomuar për histori dhe studime evropiane dhe vazhdoi me master, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Në të njëjtën kohë, policia çeke po shqyrton skenarin që 24-vjeçari është përgjegjës për vdekjen e dy personave javën e kaluar në pyllin Klanovicky pranë Pragës.

“Një baba 32-vjeçar dhe vajza e tij dy muajshe u qëlluan për vdekje në pyllin Klanovicky pranë Pragës të premten e kaluar. Por ende nuk mund të konfirmohet nëse Kozan me të vërtetë ka ndonjë lidhje me vrasjet”, tha shefi i policisë Martin Vodracek.

David Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar të Volkskrant holandez i cili ishte në vendngjarje. E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit.

Sipas ministrit të Brendshëm çek Vit Rakusan, policia gjeti “një numër të madh armësh dhe municionesh” në ndërtesën e universitetit.

Ne mund të kishim shumë viktima të tjera nëse policia nuk do të kishte vepruar kaq shpejt”, tha ai. Bie në sy se 24-vjeçari që ka qëlluar kishte patentë për armën me të cilën shkaktoi tragjedinë. Hetimi tani duhet të zbulojë se si e ka marrë saktësisht këtë leje”, u shpreh ministri Vit Rakusan.

Thuhet se vrasja e 24-vjeçarit filloi me babain e tij, i cili u gjet i vdekur. “Familja dukej normale. Ne shkuam në vilën e tyre vite më parë. Babai i tij ishte shefi im dhe ata ishin miq jashtë punës, përfshirë gruan e tij”, tha një i afërm.

Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht mëngjesin e 21 dhjetorit. Ajo që vërtetohet është se Kozak vrau babanë e tij përpara se të shkonte në Pragë. Policia çeke mësoi se ai po shkonte drejt kryeqytetit dhe planifikonte të vriste veten.

Në përpjekje për t’i shpëtuar zjarrit, disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, por njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe ra për vdekje, raportojnë mediat lokale.

Top Channel

Read Entire Article