Martesa e 2 lezbikeve në tarracën e Bashkisë së Tiranës, Kisha Katolike: E papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar

5 months ago 35

Dje 19 maj,  dy homoseksualet Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni simbolike në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Të dyja të veshura me fustane nusërie dhanë betime përjetësie përpara dy klerikëve katolikë që erdhën nga Anglia për martesën e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar sot Dom Mark Pashkja Zëdhënës i Kishës Katolike të Shqipërisë.

Përmes një deklarate  Kisha Katolike në Shqipëri sqaron të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Deklarata

Sikurse jemi njoftuar nëpërmjet mediave, dje në ambientet e Bashkisë Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në dukje “martesore” mes personave të së njëjtës gjini.

Në lidhje me këtë gjë Kisha katolike në Shqipëri dëshiron të sqarojë të gjithë besimtarët dhe mbarë opinionin publik që:

a) Bazuar në Doktrinën, Traditën dhe Magjisterin e Kishës, martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.

b) Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë.

c) Personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike dhe nuk përfaqëson asgjë tonën.

Dom Mark Pashkja Zëdhënës i KISH 20.05.2024

/vizionplus.tv/

Read Entire Article