Martesa me katër gra, psikologia: KMSH e di gabim, ata janë Hanefi jo Salafi

9 months ago 28

Psikologia dhe studiuesja e islamit, Ikbale Berisha Huduti ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” ku u diskutua për rastin e abuzimit të kirurgut Dervish Hasi me 16-vjeçaren.

Hasi ishte praktikant i fesë myslimane, prandaj Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reguar lidhur me arrestimin e tij duke u distancuar nga ngjarja.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne distancohemi nga çdo individ që kryen akte të ulëta e të shëmtuara, aq më tepër duke u strukur pas besimit. Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e KMSH.

Por Ikbale Berisha e sheh të padrejtë qasjen e KMSH me ngjarjen.

KMSH nuk përfaqsëson gjithë myslimanët e Shqipërisë dhe Kosovës. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja e cila thekson se martesa me 3 gra është e lejuar në Islam dhe se vajza së cilës i kanë ardhur menstruacionet është pjesërisht e gatshme për martesë.

Por Ikbalja dënon gjithashtu ashpër pornografinë dhe trafikimin e të miturve. /vizionplus.tv

Read Entire Article