240 oficerë të sigurisë janë vendosur në shkolla për të mundësuar një proces arsimor sa më të qetë. Gjatë një takimi të zhvilluar në shkollën “Kosova” në Tiranë, kryeministri Edi Rama vlerësoi masat e reja, të cilat garantojnë një mjedis më të sigurt për nxënësit.
Rama shtoi se synimi është të qënurit kampionë në çdo aspekt, veçanërisht në rritjen e pagave për mësuesit.
“Do ketë rritje të vazhdueshme të rritjes së pagës së mësuesve. Sot kemi arritur që paga e tyre të jetë 950 euro. Synimi jonë është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në të gjitha aspektet dhe të kemi në vendin tonë njerëz të motivuar. Janë tre figura kryesore që mbahet shteti, mësuesi, mjeku dhe polici. Synimi është antarësimi në BE.
Pa lënë asnjë problem na ndihmon të kuptojmë sesa shumë kemi bërë dhe bëjmë”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se risi do të jetë Inteligjenca Artificiale, që do të zbatohet në sistemin arsimor.
“Ne kemi kamera në shkolla, por janë të pamjaftueshme dhe patjetër duhen pasuar me një system monitorimi me kamera të të gjithë mjedisit të brendshëm të shkollës, gjitha klasave dhe jo vetëm monitorimi po edhe përmes inteligjencës artificiale për t’i dhënë në kohë reale ekipit drejtues të shkollave një sintezë të problematikave të shfaqura dhe në këtë mënyrë ato fenomene që sot i luftojmë me sy, me këtë ndërveprim, do mund t’i luftojmë duke pasur një instrument shumë shumë të rëndësishëm”, shtoi Rama.
Vendosja e oficerëve në shkolla si dhe monitorimi është pjesë e një plani të gjerë për forcimin e sigurisë në institucionet arsimore në të gjithë vendin./vizionplus.tv