Mashtronte në vendin e punës dhe përfitoi 27 mijë euro, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

4 months ago 20

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka vënë në pranga një 34-vjeçar.

Në kuadër të operacionit “Statement” u vu në pranga shtetasi R.A, banues në Shkodër.

34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ky shtetas, duke qenë i punësuar në një kompani nga e cila kryente depozita të ndryshme bankare, mashtronte duke depozituar shuma më të vogla parash se shumat reale.

Nëpërmjet mashtrimit, ky shtetas ka përvetësuar 27 000 euro dhe në vendin e tij të punës, ka paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara./vizionplus.tv

Read Entire Article