Maturantët i nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje

4 months ago 21

Maturantët në mbarë vendin po i nënstrohen provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Testimi ka nisur në orën 10.00 dhe do të zgjasë në orën 12.30, dhe sipas ministrisë edhe ky provim do të ndërtohet në mënyrë të tillë që në të, të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë.

Maturantët janë njohur vetëm me rezultatet e anglishtes, ndërsa pas marrjes së të katër notave do të kenë mundësi të vijojnë me plotësimi e formularit A2.

Në këtë fazë aplikimi ata do të zgjedhin 10 lëndët e tyre të preferuara, për të vijuar më pas me përzgjedhjen e degës fituese për studimet e larta universitare.

Por ashtu siç ka ndodhur me provimet e tjera, edhe këtë herë është bërë publike edhe varianti A i provimit të Fizikës./vizionplus.tv

Read Entire Article