Sarandë – Një 27-vjeçar i cili posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis është vënë në pranga.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin D.Zh, banues në Sarandë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi./vizionplus.tv