Mbështetje për fëmijë jetimë, ambasada e Arabisë Sudite dhe Medreseja e Tiranës shpërndajnë ndihmë financare

9 months ago 23

206 fëmijë jetimë nga i gjithë vendi do të mbështeten financiarisht përgjatë gjithë vitit 2024 si pjesë e projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimeve të republikës së Shqipërisë”. Ky projekt, i financuar nga Qendra Bamirëse “Mbreti Selman” aplikohet nw vendin tonw si bashkëpunim mes ambasadës së Arabisë Saudite ne Tirane dhe komunitetit mysliman të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij ambasadori u shpreh se ndër të tjera se të tilla bashkëpunime forcojnë akoma më shumë marrëdhëniet mes Arabisë dhe Shqipërisë.

“Patjetër qe kjo nismë që qendra “Mbreti Selman” zhvillon ne Shqipëri vjen krahas ndihmave të tjera të dhëna më herët. Këto ndihma janë një pasqyrim i drejte i vizionit te Mbretit Selman të Arabisë Saudite, te cilët zgjasin dorën e tyre të ndihmës kudo ku është nevoja. Shqipëria dhe Arabia Saudite kanë një lidhje shumë të fortë dhe ky shembull që japim sot është treguesi më i mirë.”

Projekti në fjalë shtrihet në dhjetë qytete, ku krahas ndihmës ekonomike për jetimet ofrohen edhe ore mësimi edukative. Familjet e fëmijëve jetime kanë patur mundësi të aplikojnë në Myftintë përkatëse, ku tashme marrin çdo muaj pensionin mujor.

“Ne i njohim dhe i ndjekim vazhdimisht aktivitetet e mëdha të kësaj qendre dhe kemi qene dëshmitarë teksa ajo ka linçuar projekt pas projekti në shumë vende të botës, por edhe në vendin tonë të dashur Shqipërinë. Duke synuar të sjell qetësi në zemrat e jetimëve tanë të dashur dhe duke ofruar mbështetje morale për ata dhe familjet tyre.”

Ceremonia e fillimit te projektit u mbajt këtë të shtunë në ambientet e medresesë Tiranë, ku u shpërndanë simbolikisht edhe zarfet e muajit Janar për disa nga fëmijët e pranishëm./vizionplus.tv/

Read Entire Article