“Mbetjet po prodhojnë politikë”, Rama nuk kursen ironitë ndaj opozitës: Porti i Durrësit i sigurt, mbetjet e rrezikshme trajtohen sipas ligjit

2 months ago 32

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i pranishëm në Kuvend ditën e sotme i është përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me çështjen e 816 ton mbetjeve toksike që dyshohet se u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Por Tajlanda refuzoi t’i priste dhe këto mbetje do të kthehen sërish në Shqipëri. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës. Në fjalën e tij ai theksoi se mbetjet e rrezikshme trajtohen sipas ligjit. Gjithashtu bëri me dije se porti i Durrësit është përcaktuar si port i sigurt nga autoritetet evropiane.

Edi Rama: A prodhohen mbetje nga proceset industriale në Shqipëri? Sigurisht që po dhe është mëse normale. Siç politka ka prodhuar mbetje, çdo proces prodhon mbetje. Por këtu jemi në rastin kur mbetjet prodhojnë politikë. Ndërkohë ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. A ka një kontroll të këtyre mbetjeve të rrezikshme? Patjetër. Mbetjet e rrezikshme, sipas ligjit, trajtohen në një proces të rikuperimit, riciklimit, asgjësimit, sipas metodave ligjore të përcaktuara.

Mbetjet e rrezikshme grumbullohen, trapsportohen dhe asgjësohen nga subjektet e licencuara. Për sytë me 7 penxhere dhe për gojën 7 kanatëshe, shteti shqiptar, pa asnjë verifikim, është në çdo rast fajtor nga këmbët deri te koka, por janë fajtor edhe gjithë shqiptarët sepse ata e mbajnë me votë një regjim kriminal. Shqipëria ka sot në portin e Durrësit një dosje inspektimesh dhe certifikimesh, sistematike, rigoroze nga autoritetet evropiane që e përcaktojnë portin e Durrësit si një port të sigurt dhe që e bëjnë Durrësin vendin ku së shpejti do të kemi edhe portin e NATO-s./vizionplus.tv

Read Entire Article