Ditën e sotme pritet të mblidhet Komisioni për koncesionet në Shëndetësi.
Aktualisht po zhvillohet një mbledhje e kryesisë së komisionit, kjo ka të bëjë me mbarëvajtjen e mbledhjes dhe ecurinë e punës në javët e ardhshme.
Në mbledhjen e sotme të komisionit pritet të diskutohet për dy çështje të cilat parashikohen në rendin e ditës, diskutimi për planin hetimor dhe kërkesat për marrjen e provave nga palët.
Ndërkohë, javën e ardhshme parashikohen disa vizita në disa institucione për të parë zbatimin e kontratave koncesionare. /vizionplus.tv